Associated Press 

BEOGRAD, Serbi (AP) – Serbia do të vazhdojë të marrë armë nga “shtetet mike” përkundër një kërcënimi të madh të sanksioneve Amerikane në rast të dërgesave të mëtejshme nga Rusia, tha të premten ministri Serb i mbrojtjes.

“Serbia nuk është një koloni” dhe do të vendosë vetë për “forcimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura”, tha Aleksandar Vulin në një deklaratë.

Zyrtarët e Sh.B.A kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë nëse Moska dërgon më shumë armë në vend, veçanërisht ato që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje të NATO-s.

Serbia kohët e fundit ka marrë një sistem të sofistikuar të mjeteve luftarake nga Rusia qe gjithashtu ka siguruar avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe mjete të blinduara për vendin e Ballkanit.

Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-Rus, tha se dërgesat e fundit janë për qëllime mbrojtëse. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për sanksione nga “çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur” si të armatoset.

Armatosja e Serbisë nga Rusia është parë me shqetësim në perëndim dhe mes fqinjëve të saj mes tensioneve në rritje në Ballkan, që kaloi në një luftë shkatërruese civile në vitet 1990. NATO ndërhyri në Serbi për të ndaluar një sulm të përgjakshëm Serb kundër separatistëve Shqiptarë të Kosovës në 1999.

Pavarësisht se kërkuan zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleatin sllav Rusinë, si dhe Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet Perëndimore kundër Rusisë për politikat e saj në Ukrainë.

Veritas.com.al/