“Eja në prehër të të marr” është serenata korçare që është interpretuar kohët e fundit nga artistët më të njohur shqiptar, shkruan KultPlus.

“Na pret të dyve një gur mbi varr, pak dashur, pak xhelozi”, është refreni që është dëgjuar aq shumë herë, duke na lidhur fort me njerëzit më të dashur.

Kjo serenatë përmes vijës melodike e tekstit përçon mesazhin e dashurisë dhe tw pranimit pa kushte.

“Porsi qiri po m’tretet jeta/  lotët e mija s’kanë mbarim/ nektar kërkoj unë por si bleta/  pak dashuri,  pak xhelozi”

“… eja ne prehër moj të të marr/ e të ta heq atë mërzi/, të dy na pret një gur mbi varr/  pak dashuri, pak qetësi”.

“… më kot kërkova dashurinë/, më kot kërkova pak gëzim/ , gëzim e dashuri m’u tretën/ në terrin pa mbarim”.

“… eja në prehër të të marr/  që të ta nxjerr atë mërzi/ na pret te gjithëve një gur mbi varr/ pak dashuri, pak qetësi”/

Veritas.com.al/