Nga: Anila Rezhda, shkrimtare/

Sexi eshte politike me vete dhe politika ushtrohet sikur ben sex.

Politika eshte nje etje shpirti per pushtet – pushtoj.

Askush i gjykuar nga ata qe duan te jene te paret.

Te gjykuar jane per pemethymet qe marrin afer tyre si staf pune, me te pashkolluarit e njohur dhe e bejne telef buxhetin e shtetit nga injoranca.

Keta te fundit bejne gabime tragjike dhe bejne qe figura e nje politikani te deshtoje misionin per te cilin ai erdhi ne fuqi.

Kuçedra qe kane qene ne sherbim te shkaterrimit te nje figure politike ka patur gjithmone.

Bile nuk kane ditur as me ke kane shkuar, thjesht ju eshte thene se: “ai qe do shkosh eshte nje shume i modh…”.

Mata Hari do mbetet ne histori si bisha e sexit, prostitute dhe spiune per te zbuluar sekrete shteterore.

Aty te krevati i zjarrit te epshit ua merrte te gjitha dhe tak- fap te nesermen binin kokat si fuska sapuni.

Kur nje femre pas kenqesise mesatare ne sex me dike (se e plota eshte dashuri diell) ja jep truri te martohet me njerin fillon politika e nje femre per t’u martuar -pra qe te beje sex gjithmone me ate duhet te ndjeki nje Politike te caktuar qe ta marri burre.

Politikat qe ndiqen nga femra dhe familja e saj qe ajo te martohet me ate qe piketoi kane shkruar histori dhe jane harxhuar miliona para kur goca e llastuar i ka thene babit te pasur: “o atë, o vdiqa….”.

Para martesa & para politika- te dyja luajnë me paratë dhe për paratë!

Politikanet me te shquar jane te pamartuar.

Gjithashtu dhe emra tragjike per njerezimin si Hitler.

Akoma analistet shikojne filxhan se kë dashnore kishte ky?!

Qe te ushtrosh politike te sakte pa masakruar masen duhet te jesh tërësisht i ngopur ne dashuri, pra i pashëm dhe super sexi.

Mire është t’i hudhesh komunitetit femër nje politikan ‘king’’  ta votoje se ju qetësohet truri.

Me imagjinaten dashurore me Te, e adhurojne dhe kryesisht e votojne si pa perde fare te kabinat elektorale, jo me te lexojne programin e tij elektoral!

Politika dhe sexi ngjajnë tmerrësisht, jane dy binjake qe ngjajnë si dy pika uji.

Dashuria e marre ose fiximi sexual ka shkaktuar historikisht krime.

Dashuria per politiken ka shkaktuar historikisht krime ekonomike.

Kur thua qe pas nje Burri shteti fshihet nje zonje e fuqishme, mileti kujton gruan.Helloooo…dashnorja eshte!

Nese dikur Ajo e refuzoi, Ai permbys boten qe ta bindi çfare humbi.

Shkaterrimi nganje dashuri ka bere qe politikane mbi hirin e saj te ndertoje nje mrekulli te tere-keshtu reagon Mashkulli nga deshtimi erotik.

Ndersa kur deshton erotikisht nje femer top model qe se beson dot se ai e tradhetoi me nje me te shemtuar se ajo…gjene e pare qe ben eshte te lakuriqoset neper revista, pra ben nje fotografim nudo.

Malli, urrejtja dhe etja e dy dimensioneve Pilitike&Sex shpjegohen ne te njejten menyre.

Une i dua poltikanet yje dhe sexi se ke qef t’i shofesh tribunave, televizoreve. Jane potenciale, te hijshem, fisnike, kinga.

Televizori perrallis sa te keqinj jane ndersa femrat si dhe une enderrojne sikur te ishim grate e tij sa qef do benin, makina llux,bodyguardi i tij do me ruante, do visheshin bukur fare, do na shkelqente turini nga mireqenia dhe tongerlliku🤗😜

Pra, kur ngaterroheni keqmas ne shpjegime te nderlikuara per figura politike si rri Ai aq gjate atje lart, lexoni shpjegimin tim mos ndoshta gjeni arsyen.

Ja kaq thjesht dhe me fantazi si une funksionojne meshkult per femra te bukura ne politike dhe anasjelltas.

Filozofite i lame ne universitete bile morrem dhe nota me yje.

realiteti – Jete eshte etje per pushtet dhe etje per dashuri. NilaR