( Zonja Begum ishte 15 vjeç kur la Mbretërinë e Bashkuar në vitin  2015)/

Një grua britanike, e cila hyri në Siri si nxënëse shkolle për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik thotë se mund të përballet me ndëshkim nëse provon të kthehet në Britani.

Shamima Begum, tani 19 vjeç dhe shtatzënë, tha për Times se nuk është e shqetësuar, por donte që të lindte beben e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se kishte dëgjuar se Amira Abase, njëra nga dy vajzat me të cilat shkoi në Siri, mund të jetë akoma e gjallë.

Babai i saj, Abase Hussen, theu heshtjen teksa dëgjonte lajme dhe apeloi që të dy gratë të sillen në shtëpi të tyre.

Ai tha se komentet e zonjës Begum i kanë dhënë shpresë familjes së tij rreth zonjës Abase.

Në intervistën e saj me gazetën, zonja Begum, e cila u martua me një luftëtar të ISIS, se tregon pak keqardhje për pjesëmarrjen në grupet terroriste, duke thënë se ajo nuk ishte turbulluar duke parë “koka që priteshin’ nëpër vaska.

“Nuk ndjej keqardhje pse kam ardhur këtu”, tha ajo për gazetarin e Times, Anthony Loyd, i cili e gjeti në kamp.

“Nuk jam e njëjta budallaçkë e vogël 15 vjeç që u largua nga Bethnal Green para katër vjetësh”, tha.

Veritas.com.al/