( Wall Street Journal njoftoi se administrata amerikane është e gatshme të dërgojë mijëra ushtarë në kufirin meksikan për të ndaluar karvanin e emigrantëve)/

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë mijëra ushtarë në kufirin Meksikan për të ndaluar mbërritjen e emigrantëve.

Lajmi është dhënë nga Wall Street Journal, e cila citon funksionarët e administratës së Donald Trump. Njoftimi vjen në të njëjtat dite ne te cilat pritet i ashtuquajturi karvani i emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, me mijëra njerëz që largohen nga Amerika Qendrore, veçanërisht nga Hondurasi dhe që dëshirojnë të arrijnë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Në fillim Trump kishte folur për 800 ushtarë që do të dërgoheshin në kufi. Por tani, përshtypja se administrata amerikane ka vendosur të riformojë kontingjentin duke e çuar atë në 5 mijë njësi. Ideja është që Trump nuk do të cedojë këtë herë. E ka treguar tashmë këtë duke kërcënuar të pezullojë ndihmën për Vendet që do të lejonin kalimin e karvanit. Për më tepër, karvani i emigrantëve po krijon shumë tensione brenda politikës amerikane. Dhe me zgjedhjet Afatmesme te dera, presidenti republikan do të konfirmojë vijën e fortë mbi emigracionin klandestin gjithashtu edhe për të marrë më shumë mbështetje.

Veritas.com.al/