(FOTO: Nikki Haley (Djathtas) duke biseduar me te derguarin e Britanise,  Matthew Rycroft para takimit te Keshillit te sigurimit te OKB)/

E dërguara e Shteteve të Bashkuara në OKB, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të ndërmarrë ‘masat më të forta të mundshme” kundër Koresë së Veriut pas provës së fundit bërthamore.

“Koha ka ardhur që të sosen të gjitha mjetet diplomatike , sot, para se të jetë vonë”, tha Nikki Haley në një takim urgjent të Këshillit në Nju Jork.

Ajo gjithashtu i paralajmëroi vendet që bëjnë biznes me Korenë e Veriut se po ushqejnë ambiciet bërthamore të saj.

Raportet tregojnë se Veriu po përgatit lëshimin e një prove të re rakete.

Zonja Haley tha se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka treguar gjatë veprimeve të tij se ky është “duke kërkuar luftë”.

“Lufta nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara do”, tha ajo. “Ne nuk e duam luftën tani, por durimi i vendit tonë nuk është i pakufishëm”- tha.

Besohet se Koreja e Veriut ka bërë një provë të nëndheshme bërthamore ditën e Dielë. Vlerësohet se fuqia e saj shkon nga 50 kiloton deri në 120 kiloton. Një bombë 50 kiloton mund të jetë rreth tre herë më e madhe se bomba që goditi Hiroshimën në vitin 1945.

Koreja e Veriut mbajti manovra ushtarake të hënën, duke simuluar sulm mbi Korenë e veriut në zonën ku bëhen provat bërthamore.

Veritas.com.al/