Gjashtë persona janë vrarë në Çikago, ndërsa 31 janë plagosur gjatë paradës së 4 korrikut në Highland Park, sipas policisë.

Të paktën 10 autoambulanca janë thirrur pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerëzve që morën pjesë në paradë në qendër të qytetit Highland Park të hënën në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit pranë Second Street dhe Central Avenue në Highland Park.

Pjesëmarrës të shumtë në paradë raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe njerëzit filluan të vrapojnë për siguri.

Zjarrfikësitt në vendngjarje raportuan përmes radios së tyre se rreth nëntë persona ishin qëlluar.

Ky numër nuk është konfirmuar zyrtarisht, por autoambulanca të shumta janë parë duke i transportuar viktimat në spital.

Sistemi i alarmit të kutisë së ndihmës së ndërsjellë (MABAS) u aktivizua në nivelin e dytë të alarmit, duke sjellë në vendngjarje të paktën 10 autoambulanca dhe njësi të tjera të zjarrfikësve.

Disa pjesëmarrës thanë se i armatosuri ndodhej në çatinë e Uncle Dan’s Camping and Travel, 621 Central Avenue.

Oficerët e policisë janë parë duke kërkuar në zonë për të dyshuarin.

City of Highland Park në mediat sociale tha se policia po i përgjigjej një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Zyrtarët e qytetit thanë se Fourth Fest është anuluar dhe se njerëzit duhet të shmangin qendrën e qytetit Highland Park.

Zyra e Sherifit të Qarkut Lake tha në një alarm se ata po ndihmonin policinë e Highland Park me të shtënat dhe u kërkoi të gjithëve të shmangnin zonën, në mënyrë që forcat e rendit dhe reaguesit e parë të mund të punonin në vendngjarje