SHBA ka urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Teksasit, deri të Premten – një veprim i përshkruar si “provokim politik” nga Pekini.

Departamenti i Shtetit i SHBA tha që vendimi ishte marrë “me qëllim të mbrojtjes së pronës intelektuale amerikane”.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin tha se vendimi ishte “i egër dhe i pajustifikuar”.

Deklaratat erdhën pasi individë të paidentifikuar u filmuan duke djegur letra në kazanët në oborrin e ndërtesës.

Tensionet janë rritur në mes të SHBA dhe Kinës prej kohësh. Administrata e Presidentit Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë koronavirus, si dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

Të martën, departamenti i drejtësisë amerikane akuzoi Kinën për sponsorizimin e hakerave që synonin laboratorët që zhvillonin vaksina Covid-19, duke akuzuar dy shtetas kinezë që dyshohet se spiunuan në ndërmarrjet amerikane të kërkimit dhe morën ndihmë nga agjentët shtetërorë për vjedhje të tjera.

VERITAS.COM.AL/