Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Armatosura, gjeneral Brigade, Bardhyl Myrteza Kollcaku.

Gjeneral Kollcaku i takon brezit të Presidentit Meta, në vitin 1990 ai mbaroi studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë; askush nuk di ende nëse mbante anën e ‘grushtit të shtetit’ kundër Lëvizjes Demokratike në shkurt 1991, apo anën e Demokracisë.

Por sidoqoftë, është pjesë e atij brezi, me një karierë tashmë ‘të spikatur’ ushtarake- sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit.

Një nga detyrat që ka kryer është ajo e Drejtorit të Inteligjencies në Ushtri- me sa duket edhe detyra kulmore në karrierën e tij zyrtare.

Meqë Ushtria është pjesë e NATO-s edhe zoti Kollcaku, kohët e  fundit ka mbajtur një detyrë ushtarake të lartë në kuadër të NATO-s: Drejtor i Divizionit të Koordinimit të Ushtrisë.

Dekreti i Presidentit për emërimin e zotit Kollcaku si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë mban numrin 10598.

Veritas.com.al/