Shënim nga: Veritas.com.al/

Në Tiranë ka “plasur” shërbesa mediatike ndaj pushtetit që prej disa ditësh kur ministri i Jashtëm, Bushati, është paraqitur në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara për një takim me nën-sekretarin, ambasador Thomas Shannon. Fillimisht lajmet për takimin u transmetuan nga vetë ministri dhe u morën nga mediat “e favorizuara”, por këto natyrisht që nuk mund të merreshin si të besueshme për mediat e tjera serioze.  Një lajm i formuluar vetëm nga njëra palë, aq më shumë një palë qeveritare që tenton të bëjë propagandë, nuk mund të transmetohet si lajm real te publiku; menjëherë ai konsiderohet një “lajm fake”.

Por fenomeni “fake” i lajmit erdhi duke u shtuar në kohën kur vetë mediat morën “autorësinë” e lajmit.

Ja s i u deformua lajmi:

Balkanweb: “Shannon bëri thirrje ‘që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare’”.

Gazeta Tema: “Në postimin  deklaratës së Departamentit të Shtetit që u bën thirrje të gjitha partive që  të marrin pjesë në zgjedhje…”. Përsëri lajmi është deformuar duek thënë se Departamenti i Shtetit “u bëri thirrje të gjitha partive…”.

Gazeta Java: “Departamenti i Shtetit u bën thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme”.

E vërteta është se në këtë “xhungël” shtrembërimi të lajmit, më i interesuari për shtrembërimet e transmetoi lajmin më të saktë. Ky është kryeministri Rama, i cili në një “duel” me një lexues të facebook shkroi variantin e afërt me realitetin:” Departamenti i Shtetit kërkon pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhje”- shkroi ai. Kryeministri, natyrisht ka frikën se vetë Departamenti i Shtetit mund t’i kërkojë përgjigje për shtrembërimin, por “ushtria’ e mediave fake bëjnë punën e tyre.

Vetë Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bshkuara e ka transmetuar lajmin në faqen e vet. Ja lajmi i plotë nga Departamenti i Shtetit:

‘Ambassador Thomas A. Shannon, Under Secretary for Political Affairs, met today ëith Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati to address common interests in our bilateral relationship and the region. The Under Secretary reaffirmed the close partnership betëeen the United States and Albania, our strong support for Albania’s judicial reform efforts, and our shared commitment to democratic values, the rule of laë, and respect for human rights. Ambassador Shannon also emphasized the importance of all political parties in Albania participating in the upcoming parliamentary elections’.

Citojmë: “ Ambasadori Shannon theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Ky është lajmi i saktë.

Por sipas lajmit të saktë, përgjegjësia për “pjesëmarrjen e të gjitha partive” bie mbi qeverinë prezente në një republikë demokratike. Deformimi i lajmit nga “media fake” ka për qëllim që të devijojë përgjegjësinë e qeverisë në detyrën e saj parësore që është organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por i cituar nga e vërteta origjinale, lajmi lexohet edhe si një kërkesë nga demokracia Amerikane se ‘zgjedhjet nuk mund t% bëhen pa opozitën’.

/Veritas.com.al/