Siguria në institucionet shtetërore është rritur së tepërmi pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor, si dhe pas kërcënimeve me të cilat po përballen shumë shtete të Evropës gjatë këtyre ditëve.

Nëpër institucione është dyfishuar numri i punonjësve të Gardës, për shkak të ndonjë kërcënimi. Shërbimi Informativ Shtetëror(SHISH) ka marrë informacione për sulme të mundshme terroriste që mund të ndodhin në Tiranë. Kështu, siguria është rritur në ndërtesat shtetërore, në godinën e Parlamentit, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera të ngjashme.
Nuk dihet saktësisht se çfarë informatash ka marrë SHISH që kanë detyruar Gardën e Republikës të shtojë numrin e punonjësve të saj. Kujtojmë se SHISH po mban nën survejim persona të dyshuar, të cilët kanë qenë më parë në luftën e Sirisë dhe që janë kthyer në Shqipëri.