Image result for rama ne fushate

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas shkarkimeve të punonjësve në administratën shtetërore si në Tatime, Shëndetësi dhe Arsim. Shkarkimet janë kryer me urdhër të ministrave përkatës të propozuar nga Partia Demokratike.

Zoti Rama ka reaguar nga një takim elektoral me sipërmarrës në Shëngjin të Lezhës.

Kryeministri thuajse ka kundërshtuar vendimet e ministrave të qeverisë së tij. Ai  ka thënë se ‘pas orarit të punës secili mund të bëjë atë që mendon si qytetar për zgjedhjet’ duke lënë hapur shtegun për përfshirjen e mësuesve, të drejtorëve, doganierëve dhe mjekëve në procesin politik të fushatës zgjedhore.

Ndërkohë kryeministri ka kryer edhe një leksion etike, duke thënë se nuk ëshë e mirë të flitet se ‘ky doli me këtë’ dhe ‘ai doli me atë tjetrin’.

Me këtë rast, kryeministri ka bërë edhe një herë apel që të votohet për Partinë Socialiste. Ai ka prurë si model suksesi modelin ‘Reformë në Drejtësi’

-Ashtu siç luftuam për Vettingun, ashtu do të luftojmë edhe për premtimet ndaj jush- ka thënë ai.

Veritas.com.al/

rama2