Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është shkarkuar sot nga detyra.

Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucion i shkallës më të lartë në kuadër të institucioneve të Vettingut në Drejtësi.

Anëtarët e Kolegjit kanë konstatuar se pasuria e gjyqtarit Dedja është më e madhe se ajo që ka mundur të justifikojë.

Trupi gjykues kryesohej nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Vendimi është marrë në mungesë të gjyqtarit, gjyqtari përfaqësohej nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Bashkim Dedja e kishte kaluar Vetingun në shkallë të parë, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik dhe OMN.

Pas shkarkimit të Bashkim Dedjes, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me një anëtar, Vitore Tusha. Të tjerët janë shkarkuar, kanë përfunduar mandatin ose janë dorëhequr përpara Vetingut.

Veritas.com.al/