Më në  fund thyhet edhe zakoni kanunor mijëra vjeçar i malësive të Shqipërisë që nuk lejon t’u zihet pritë grave dhe as të ‘preken’ gratë. Ka ndodhur në Pukë:

Kryetarja e LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetarja e LG të LSI-së, Romina Kuçi janë dhunuar nga disa persona sot në mesditë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fushë Arrëzit.

Persona të panjohur i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin dy gratë dhe më pas i kanë goditur ato.

Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate ër deputete, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.

Ende nuk ka të dhëna të tjera.

Veritas.com.al/