Prokuroria e Posaçme në Republikën e Shqipërisë (SPAK) ka bërë me dije të premten e 29 tetorit, se abuzimi me tenderat në Bashkinë e Durrësit ka çuar në pranga dy punonjës të saj dhe 6 punonjës të kompanive private dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në procedurën e prokurimit, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 milionë e 830 mijë lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T.

Të dy këto shtetas akuzohen për “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu shtetasit P.B., Gj.M., I.M., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, akuzohen për  ‘Shkelje së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

Në pragat e policisë kanë rënë shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k.

Ata akuzohen për veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, pasi kanë dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: P.B., Gj.M., I.M., A.V., M.L., A.T., R.S., A.B.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.