Një shkencëtar australian që më së fundi është detyruar të vdesë si i huaj, i është drejtuar medias në Zvicër ditën e Mërkurë, një ditë para se t’i japë fund jetës, raporton AFP.

David Goodall nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze, por thotë se kualiteti i jetës së tij është përkeqësuar dhe se do që të vdesë.

Ai e kishte të ndaluar që të kërkonte ndihmë për t’i dhënë fund jetës në Australi, kështu që u detyrua të udhëtojë drejt Zvicrës.

“Nuk dua të shkoj në Zvicër”, tha kërkuesi i  “Edith Cowan University” të Perth, i cili arriti në Zvicër ditëne  hënë.

Ai do të flasë për media në qytetin e Bazelit të Zvicrës veriore të Mërkurën pasdite në krah të Exit International, një grup australian i të drejtave për ndihmë për të vdekur me të cilin Goodall kreu udhëtimin.

“Kjo do të jetë konferenca e parë dhe e fundit e profesor Goodall para takimit të fundit me “Exit” ditën e Enjte, organizatorët thanë në deklaratën e tyre.

Goodall, i cili, sipas ‘”Exit International” tentoi por dështoi që të kryente vetëvrasje në vendin e tij në fillim të vitit, arriti të gjejë një kontakt me fondacionin që asiston vdekjen “Eternal Spirit”në Basel.

Vetëvrasja e asistuar është e paligjshme në shumicën e vendeve dhe është e ndaluar edhe në Australi derisa shteti i Victoria u bë i pari që e legalizoi vitin e kaluar.

Por legjislacioni hyn në fuqi në qershor 2019.

Ndërkohë, sipas ligjit Zviceran, kushdo që ka mendjen në rregull dhe që ndodhet në një periudhë kur e ka shpallur dëshirën për të vdekur, mund të kërkojë të ashtuquajturën asistencë për vdekjen vullnetare, ose AVD.

Eternal Spirit, një nga fondacionet në Zvicer që asiston njerëzit që duan tí japin fund jetës, tha të Mërkurën se Goodall ka kryer dy vizita mjekësore nga doktorë të ndryshëm që kur ka arritur në qytet.

“Sonte bordi i fondacionit do të studiojë dokumentet dhe gjithashtu do të gjykojë dëshirën për të vdekur të David Goodall,” shkroi kreu i “Eternal Spirit”, Erika Preisig  në email.

“Kështu që dëshira për të vdekur është verifikuar nga dy mjekë dhe tre përfaqësues të fondacionit. Në qoftë se të pestë këta japin “OK”, atëherë  Goodall do të jetë në gjendje të hapë ndërhyrjen nesër.

Me sa duket shkencëtari do të vdesë nga ndërhyrja intravenoze.

Veritas.com.al/

Australian scientist David Goodall arrives in Basel for assisted suicide

( David Goodall me Carol O’Neill nga ‘Exit International’, e cila e ndihmoi për vdekjen vullnetare-  Photo: AFP/Exit International) 

Image result for david goodall