Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka takuar sot homologun e tij, Ditmir Bushati në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, ministri gjerman u ndal edhe tek goli i futbollistit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili luan për radhët e Gjermanisë. Shkodran Mustafi, shqiptar nga Maqedonia shënoi golin e parë dhe vendimtar në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Ukrainës, për kampionatin Europian Euro 2016.

Ministri Bushati tha se Shqipëria po kontribuon me gola për Gjermaninë, ndërsa ministri Steinmeier tha se “pas golit të Mustafit, interesi për Shqipërinë në Gjermani është rritur”.

“Po, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani pas golit të Mustafit.”, tha ministri Gjerman.