Vetëm pak ditë pasi mbushi moshëm 80 vjeë, shkrimtari, diplomati dhe politikani Teodor Laço ndërroi jetë.

Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60.

Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe si ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë ka përfaqësuar shtetin shqiptar në Fedaratën Ruse.

Laço ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.