(UPDATED)

Shoferi sapo e kishte blerë makinën te nje person privat. Ai u ndalua në rrugën për në Durrës te një servis automjetesh. Teknikët e servisit konstatuan se në makinë ndodhej një minë artizanale, e cla mund të aktivizohej me telekomandë.
____

Shoferi i makinës ‘Merceds- Benz’ ishte në rrugë, pa e ditur se në makinën e tij dikush kishte instaluar një sasi lëndë plasëse që do t’i shkaktonte tragjedinë po të shpërthente.

Sapo ka pikasur lëndën plasëse, ka ndaluar dhe ka marë rrugën më këmbë larg makinës së tij. Madje pa pasur as mundësinë që të vinte alarmin për makinat që vinin ‘lumë’ dhe që mund të pësonin fatin e tmerrshëm.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot tek Kodrat e Rrushkullit.

Forcat e policisë të njoftuara nga pronari i mjetit kanë nisur hetimet.

Ndërkaq janë njoftuar forcat xheniere për të shkuar në vendin ku është vënë eksplozivi dhe për të bërë hetimet dhe për të hequr lëndën plasëse nga mjeti.

Ndërkaq pronari ka braktisur makinën nga frika. Për shkak se mjeti ndodhet në mes të rrugës, policia ka bllokuar rrugën drejt Shijakut.

Veritas.com.al/