Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Marinëz të Fierit. Viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj. Dyshohet se drejtuesi i automjetit pësoi atak kardiak.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin, tip “Nisan”, doli nga rruga dhe përfundoi  në një kanal të thellë, të mbushur me ujë.

Viktimat janë roje të një subjekti privat në zonë. Për nxjerrjen e automjetit nga kanali u desh ndërhyrja me vinç.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.