(FOTO: Bomba e dyshuar u dogj brenda vagonit të trenit pas shpërthimit)/

Një “pajisje eksplozivi e improvizuar’ ka shpërthyer në vagonin e hekurudhës në jug- perëndim të Londrës në orët e para të të premtes- sipas Scotland Yard.

Asistent Komisioneri Mark Rowley tha se qindra detektivë, që punojnë me MI5, po hetojnë shpërthimin e orës 08:20 në stacionin e Parsons Green të Londrës.

Njëzetedy persona, mes të cilëve një djalë shkolle, po trajtohen në spital, shumica për plagë djegieje.

Shpërthimi që ndodhi në lnjën e trenit për në District Line nga Wimbledon, po trajtohet si terrorizëm, thotë policia.

Policia Metropolitane tha se është akoma herët për të konfirmuar shkakun e shpërthimit në stacion, i cili është mbi tokë. Stacioni është i rrethuar nga kordonë të policisë.

Kryeministre Theresa May ka postuar në Tweeter: “Mendimet e mija janë te njerëzit e plagosur në Parsons Green dhe shërbimi i emergjencës, të cilët u përgjigjën me trimëri këtij akti terrorist”.

Komiteti qeveritar i Emergjencave, Cobra, do të mblidhet në 13:00 BS

Veritas.com.al

 Emergency services were scrambled after the explosion this morning

(Sherbimi i Emergjences shpejton per ne vendin e ngjarjes)

 Commuters ran for their lives from the station