Thellohet tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë: pas 2 vajzave, ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.

Ka ndërruar jetë Alketa Gjoka e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e djegies. Pas shpërthimit gjetën vdekjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka, 19-vjeçe dhe vajza e vogël Klarisa Gjoka 15 vjeçe.

Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pasi ishin shtruar me herët tek djegiet plastike në Tiranë. Nga katër të plagosur, vetëm djali 12 vjeçari i familjes Gjoka arriti të kalojë gjendjen kritike dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

Per ngjarjen e rendë të shënuar mëngjesin e 4 korrikut është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti. Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.