Sapo kishin mbërritur në Velipojë dhe kishin zënë apartamentin ku do të qëndronin gjatë ditëve të pushimit. Apartamenti ndodhej në katet e sipërme të lokalit dhe tek lokali do të merrnin çelësat, raporton ‘Oranews tv’.

Me fëmijët kanë hyrë brenda kur ka ndodhur shpërthimi. Në një prononcim për gazetarët Islam Hyseni rrëfen

“Familja ka qenë me 6 fëmijë. Në momentin kur kanë dëgjuar një zhurmë kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë jashtë. Sapo kanë dalë jashtë është dëgjuar shpërthimi i parë. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pak para se ata të nxirrnin fëmijët jashtë lokalit. Forca e shpërthimit të dytë ka nxjerrë jashtë pronarin e lokalit dhe djalin e tij.”

Valixhet me rrobat i kishin lënë para lokalit, por pas shpërthimit kanë mbetur vetëm disa lecka të djegura.

Mes rrobave të djegura Hyseni ka nisur të kërkojë pasaportën që ka humbur.