Nga: Astrit Patozi/
Kanë kaq vjet që na ftojnë vetëm të rrëzojmë mbretin, se gjoja pas tij do të vijë një tjetër më i mirë. I cili nuk vjen kurrë, për të mos thënë se gjithmonë qëllon të jetë më i lig.
Dhe pastaj mërziten shumë me ne që u themi se nuk duam që të ketë mbret fare.
Sepse Shqipëria është kthyer vit pas viti në një sulltanat të shpifur, e gjitha në dorën e një njeriu. Një vend ku demokracia dhe shteti i së drejtës ekziston vetëm në letër.
Të paktën të imitojmë Francën, e cila e vrau një herë mbretin, por pastaj erdhi republika.
Nuk është kaq e vështirë për ta rifituar republikën, që kemi humbur, për shkak të babëzisë dhe etjes shtazarake për pushtet.
Ndiq bindjen tënde dhe do të kuptosh se 3 të parët, që kanë pushtuar dhe mbajnë peng politikën, janë njësoj.
Ndaj voto numrin 4, Bindjen Demokratike!
VERITAS.COM.AL