(FOTO: Kjo është pamja e tavolinës së klubit në çastin e arrestimit)/

Shtatë persona nuk e treguan njëri tjetrin deri në und, edhe pse shisnin doza droge së bashku në lokalet e natës në Korçë. Mbrëmë u arrestuan nga Polica, por me sa duket pa treguar njëri- tjetrin.

Pesë prej tyre janë Armando Kokot, 18 vjeç; Mario Kokot, 22 vjeç;  Leodin Rungo, 37 vjeç; Johan Mukollari, 42 vjeç dhe Agron Berisha, 44 vjeç.

Kontrolli u ushtrua nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, që ndodhet në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë

Gjatë kontrollit u kapën 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar kanabis, e futur në qese plastmase.

Në vijim të hetimeve u bë arrestimi në flagrancë edhe i Aleks Kostrecit, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, truproja i lokalit, për veprat penale: “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në hetim është vënë edhe 26-vjeçarja me inicialet E. K., bashkëshortja e pronarit, për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/Veritas.com.al/