Shtëpia e Bardhë sot akuzoi demokratët në Kongres, se amerikanët po merren “peng” pas negociatave të pasuksesshme buxhetore dhe mbylljes së pjesshme të qeverisë federale.

Zëdhënësja e presidentit amerikan Donald Trump, Sarah Sanders, tha se demokratët në Senat “kanë vënë politikën mbi sigurinë kombëtare”.Mbyllja e pjesshme e agjencive federale të SHBA hyri në fuqi në mesnatë pas dështimit të republikanëve dhe demokratëve në Senat për të arritur një kompromis mbi buxhetin.

Është bllokada e parë e qeverisë federale që nga tetori i vitit 2013, kur zgjati 16 ditë. Demokratët kanë kushtëzuar votimin e një marrëveshjeje për të mbrojtur kundër depërtimit të 700,000 emigrantëve të rinj.

Trump ndërpreu programin nga koha e paraardhësit të tij, Barack Obamës, i cili u jep mbrojtje këtyre imigrantëve.