Shtëpia e Bardhë ka zbuluar propozimin për zgjatjen e statusit legal dhe hapjen e rrugës për dhënien e shtetësisë 1.8 milion emigrantëve ilegal që kaën hyrë në vend si fëmijë, në shkëmbim të 25 miliaardë  dollarë për ndërtimin e Murit në kufirin jugor të vendit; për t’i dhënë fund emigracionit në gjithë gjatësinë e kufirit; dhe për përfundimin e programit të vizave të llotarisë Amerikane.

Kuadri i ligjit mund të ëprfshijë afërishst 690,000 emigrantë ilegal të cilët nuk janë regjistruar për programin DACA që është nisur nga ish presidenti Barack Obama, gjithahstu edhe për emigrantët që nuk kanë aplikuar.

“Marrëveshja ndodhet në duar të disa njerëzve në Kongres ku thuhet se janë edhe një numër prej afërsisht 690,000 që kurrë nuk janë regjistruar. Së bashku me këta numri shkon në 1.8 milionë”, tha zyrtari.

Rruga për dhënien e shtetësisë mund të kërkojë një periudhë prej 10-12 vjet ku përfituesit do të kërkohen që të demonstyrojnë sjellje të mira, punë dhe edukim, dhe karakter të mmirë moral.

Veritas.com.al/