Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpallur zyrtarisht regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, midis Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë Demokristiane.

Mirëpo, në letër, fraksioni i Berishës brenda Partisë Demokratike, nuk do të jetë pjesë e koalicionit.

Nën argumentimin se simbolet e Partisë Demokratike, nuk mund të përdoren përveçse nga Partia Demokratike. Pra, Komisioni i Rithemelimit, de jure nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve.