Kanë mbetur të paharruara fjalët “Njerëz, jini vigjilent!’, të thëna nga gazetari dhe politikani çek gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në epokën moderne, edhe dhuna ‘moderne’ ka bërë të domosdoshme që të thërritet për ‘vigjilencë’

Nesër, për të disatën herë, dy parti politike, kanë thërritur një protestë, për të cilën janë betuar se ‘viti ’97 do t’u duket lule’. Dhuna e vitit ’97 i vuri flakën vendit dhe vrau shumë njerëz.

Sot, në prag të protestës, Shtetet e Bashkuara, përmes ambasadës në Tiranë, kanë bërë thirrje ‘shmangni dhunën!’.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”,- thuhet mes të tjerash në reagimin e shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook.

Veritas.com.al/