Shtetet e Bashkuara po u jep fund të gjitha financimeve për agjencinë e Refugjatëve Palestinez në Kombet e Bashkuara, tha Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.

Ai e përshkroi organizatën “United Nations Relief and Works Agency” (Unrwa), si një  organizatë “defektoze e pa shërueshme”.

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka quajtur një çështje “të parë me kujdes” dhe “nuk do të ketë më kontribute shtesë ndaj Unrëa,” tha zëdhënësja Heather Nauert.

Një zëdhënës i presidentit Palestinez, Mahmoud Abbas pak më vonë deklaroi se lëvizja është një “goditje” kundër popullit të tij.

“Një ndëshkim i tillë nuk do të arrijë të ndryshojë faktin që Shtetet e Bashkuara nuk kanë më rol rajon dhe se nuk është më pjesë e zgjedhjeve”, tha Nabil Abu Rudeina për agjencinë Reuters.

Ai shtoi se vendimi është “një sfidë ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara”.

Veritas.com.al/