Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka transmetuar ngushëllimet për familjen e major Tanushit, i vrarë gjatë një misioni ushtarak të NATO-s në Letoni.

‘Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Veritas.com.al/