Ps deklaratave të forta mbi rrezikun e që sjell për Italinë Shqipëria si prodhuesi më i madh i drogave, të bëra nga kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ku kërkoi ‘betejë në çdo front, me të gjitha mjetet’,  ka reaguar shteti ynë fqinj jugor, Greqia.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos, të shtunën foli me nota alarmante.

“Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë nga jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë transiti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria”, deklaroi ai për agjencinë shtetërore Ana.

A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?

“Shqipëria fqinje është një “pikë grumbullimi” për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë”, thotë Panagiotopoulos.

“Shqiptarët – shton ai – janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.

Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.

Veritas.com.al/