Nga Arben Imami/

Deputeti i PD-së, Arben Imami i ka bërë një akuzë të fortë kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha në emisionit “Të paekspozuarit” në News24 se Basha i ka shitur zgjedhjet dhe ndaj duhet të largohet.

“Bojkoti i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.

Ky nuk thotë dot Partia Demokratike.

Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë.

Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet.

I ka shitur zgjedhjet”.