Kryeministri Edi Rama nga Vlora nuk i ka kursyes akuzat për listën e PD në Vlorë, duke e nisur me faktin se PD tejkaloi numrin e emrave në listë deri në 17.

Ndërkohë që tha se lista e PD nuk përfaqëson asnjë në qarkun e Vlorës ku e vuri theksin të mungesa e përfaqësuesve në këtë listë të minoritetit grek dhe komunitetit çam.

Rama: Sot kemi zgjedhur të bëjmë këtë komunikim në format të kufizuar, pasi përderisa ligji është 10 ne kemi 12, por nga ana tjetër PD ka sjellë një listë me 17 vetë, që sigurisht do ridimensionohet nga KQZ, por është shprehja e një çoroditje, tallje brenda për brenda, për t’i futur njerëzit në sherr me njëri tjetrin, megjithëse janë 17 vetë nuk është gjetur vend për një përfaqësues të një minoriteti.

Dhe ne jo thjesht e kemi në listë këtë, por e kemi në numrin e objektivit maksimal, ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë dhe Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës, një pasqyrë kjo dhe lista e Tiranës që shqiptarët të shohin se më kë mund të ecë vendi përpara, dhe më kë rrezikojmë të kthehemi mbrapa, dhe e bëjmë Shqipërinë qesharake.

Si mundet to ofrohet Vlorës Leskua si komandat,., i njëhsuar me alkoolin, degradimin , shpërfytërimin e personit publik, një njeri si anëtar i KLSH bënte mundje të lira nëpër lokale lartë e poshtë nëpër Shqipëri, një fosil i kësaj ekspozite fosilesh.

Akoma më keq si mund ti thuash Vlorës votoni për ata që s’jetojnë këtu, kush do i dëgjojë njerëzit. Asnjë banor Vlore në skuadër.

Pse janë të rëndësishme këto, edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze në Vlorë duhet të votosh drejt, për Vlorën, PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin, Vlora është qëllimi, vota jepet për qëllimin. Si mund të merret ajo makinë pa rrota që kanë sjell këtu me ngjyrë blu për të vazhduar në një moment kaq decisiv për vendin, në kërkim të progresit, dhe jo më të ngecim në llucë, si shoqëri ne duhet të ecim me kohën.

Të gjitha komunitet, e kanë përfaqësuesin e tyre.

VERITAS.COM.AL