Grabitësit e Argjendarisë, dje para mëngjesit, “kanë çarë 4 mure për të hyrë te floriri. Ky është muri i parë, nga ku janë futur dhe kanë dalë po këtu, duke ndjekur të njëjtin itinerar. Policia ka gjetur edhe një tabaka të hedhur prej tyre, që po i nënshtrohet ekspertizës”, tha Kristo Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë.

Dje, pa zbardhur mëngjesi, është grabitur një Argjendari në Tiranë, te “Pazari i Ri” ose Rruga “Avni Rustemi”, ku ëhstë grabitur një vlerë prej më shumë se 500 mijë euro.

Sot Policia e Tiranës ka shoqëruar 20 persona, që mund të kenë dijeni për supervjedhjen e argjendarisë në zonën e “Pazarit të ri” në kryeqytet.

Kristi Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë tregon për Top Channel skenarin, që autorët dyshohet të kenë vënë në zbatim për realizimin e vjedhjes.

Fillimisht, autorët dyshohet të kenë përdorur një palë shkallë për të hyrë në godinën që po restaurohet ngjitur me argjendarinë. Më pas ata kanë çarë një mur, duke kaluar në kuzhinën e lokalit po në pronësi të familjes Shkarpa. Më tej, me anë të çarjes së një tjetër muri, ata kanë arritur të futen në argjendari, nga ku kanë dalë me një sasi ari dhe argjendi në vlerën e 500 mijë eurove.

Policia e Tiranës ka shoqëruar 20 persona, që mund të kenë dijeni për supervjedhjen e argjendarisë në zonën e “Pazarit të ri” në kryeqytet.

Po hetohet në disa pista mbi vjedhjen e argjendarisë. Edhe vetë, ndërsa në pyetje është marrë edhe pronari i godinës në proces restaurimi është marrë në pyetje; mësohet se prej më shumë se një muaji ai kishte ndërprerë punimet në godinë. Sipas një skenari “krimi” për pronarin (cilido) do të ishte ë me fitim të psuhonte punimet dhe të merrej me argjendarinë. Sikur…. kjo do të ishte një mençuri biznesi.

Autorët janë kujdesur të mos lënë prova, duke marrë edhe kamerat e sigurisë, si dhe njësinë qendrore të regjistrimit./