Rënia e familjes tradicionale dhe e strukturave lokale të shoqërisë ka avancuar aq shumë saqë qeveria Britanike është detyruar të emërojë të ashtuquajtur Ministër për Vetminë. Vendimi i qeverisë ka për qëllim që të luftojë izolimin komplet që po afrohet nga qeniet e tjera njerëzore nga e cila vuajnë miliona njerëz.

Shoqëria e atomizuar Britanike, në të cilën individët supozohet se janë të vet-mjaftueshëm dhe me pak rëndësi në komunitet ose në lidhjet familjare. Kjo do të thotë se sipas një vlerësimi- 9 milionë njerëz, shumica të moshuar dhe në pension, të abandonuar prej familjeve të tyre ose të paaftë, janë të ndikuar nga vetmia.

Qeveria njoftoi të Mërkurën se Ministri Konservator për Sportet dhe Shoqërinë Civile, Tracey Couch do të bëhet i pari kryesues ministerial i kujdesit për të vetmuarit. Kjo ndodh pas punës që nisi anëtarja e Parlamentit që u vra dy vjet më parë, Jo Cox.

Sipas studimeve të cituara nga qeveria, kur nisën iniciativën gjetën se në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 9 milionë njerëz “gjithmonë ose shpesh herë ndjehen të vetmuar”; dhe se rreth 200,000 të moshuar nuk kanë asnjë bisedë me miqtë ose familjarët në më shumë se një muaj. Rreth një në 10 të moshuar në Mbretërinë e Bashkuar janë vlerësuar se janë “të vetmuar kronik”, me gjysmën e popullit mbi 75 vjet që jetojnë të vetmuar, raportonte BBC.

Veritas.com.al/