Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për dy zyrtarët e Policisë së Shtetit të prezumuar si autorë ose persona që kanë dijeni për pajisjen e përgjimeve të paligjshme të Policisë.

Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme me pajisjen përgjuese dhe kanë patur kontakt me këtë aparaturë.

Sot Gjykata vlerësoi masën e dhënë ndaj tyre disa ditë më parë. Artion Duka është drejtor i Forcave Operacionale, kurse Entiol Xhelila specialist.

Të dy janë pjesë e hetimit që po kryhet nga Prokuroria për këtë skandal të përgjimeve, gjë që çoi në pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.

Ky i fundit ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe javën e ardhshme pritet shqyrtimi i çështjes.