Zbardhet vendimi i gjyqtarit Arjan Aliaj, që pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Në këtë vendim, Aliaj ka përdorur disa argumente, referuar edhe materialit të Prokurorisë, që e kanë bindur për të dhënë vendimin.

Sipas vendimit, Çako ka pranuar vetë se pajisja i njeh numrat IMEI dhe sipas Gjykatës, ky evidentim është pjesë e mirëfillitë e procesit të përgjimit.

Sipas vendimit, “Në datën 17 maj 2016, ky shtetas ka dhënë deklarime rreth dijenisë së tij për këtë ngjarje nga ku vërehet se ka shtuar faktin se kjo pajisje është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik.

Gjithashtu, ai deklaron se “Policia e Shtetit Shqiptar dhe partnerët e saj nuk ofrojnë trajnime në kundërshtim me legjislacionin shqiptar”.

Më tej gjykata arsyeton se “Në këtë deklarim, megjithëse kishin kaluar tetë ditë nga shkresa e tij e parë për sqarimin e situatës, ai shprehet se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes, siç shkruan gazeta Panorama.

Të vërtetën se se aparatura është në gjendje të evidentojë dhe numrat IMEI të aparateve telefonike duhej ta përcaktonte që në shkresën e datës 09.05.2016, pasi administrimi i numrave IMEI është një pjesë e mirëfilltë e procesit të përgjimit.