Kjo foto e publikuar nga Presidentja e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga takimi që u zhvillua dje në Selanik mes liderëve të 12 vendeve, ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo foto është shkrepur nga darka zyrtare dhe ‘largësia kilometrike’ mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë Rama është e dukshme. Ndërkohë që Osmani në foton e publikuar e ka ‘prerë’ Kryeministrin e Shqipërisë nga fotoja, i cili duket ashtu në cep.

Marrëdhënia e drejtuesve të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, me Edi Ramën, nuk është e mirë, dhe kjo tashmë nuk është një gjë e re, por duke se ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, edhe në prani të të tjerëve, kur ndodhen në takime ndërkombëtare. Dhe gjithçka duket në këtë foto. Pozicionimi i karrigeve tregon parehatinë e tyre me njëri-tjetrin, pasi siç shihet nga foto, ndryshe nga të tjerët, karrigia e Ramës me atë të Osmanit ka distancë të theksuar. Ky gjest i Presidentes së Kosovës nuk është pritur fare mirë në Prishtinë dhe ka shkaktuar debate të shumta.

Një tjetër reagim ka ardhur nga analisti e gazetari, Ilir Mirena mbi foton e publikuar nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama. Sipas analistit kosovar ky veprim i Vjosës vjen si pasojë e inferioritetit të saj dhe Albin Kurtit kundrejt kryeministrit Rama.

“Urrejtja që ka Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe nxitja që po u bëjnë militantëve të tyre në forcimin e kësaj urrejtjeje ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë burimin e ka në inferioritetin e tyre kulturor… Elektorati në Shqipëri nuk mashtrohet me k’si populista studentore, dhe për këtë ua ka tregu vendin kur provuan t’i fusin hundët në zgjedhjet parlamentare atje… E shumta që k’ta mund t’ja dalin politikisht në Shqipëri është pjesëmarrja në ndonjë shoë televizive përballe konspiracionistit Alfred Cako”, shkruan Mirena.