Nga: Veritas.com.al/

Siç është vënë re, prej kohësh Policia zgjedh gjuhën angleze për të koduar aksionet e saj. Por edhe kësaj here kur aksioni kundër disa ë dyshuarve për trafik lëndësh narkotike në fshatra rreth Tiranës, përsëri u zgjodh gjuha angleze. Aksioni i fundit kodohet “Snow Men” (Njerëz të Borës).

Fakti që në Tiranë dhe rreth e rrotull ka rënë borë, të dërgon vërtet te mendimi se kodi duhet të ketë lidhje me borën. Por ndoshta edhe nuk është kod misterioz aq sa të mos kuptohet edhe nga të dyshuarit e policisë.

Megjithatë, pyetja shtrohet pse në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe?..

Të kërkuarit për trafik lëndësh narkotike ishin katër vetë, njëri nga Fushë- Kruja dhe tre të tjerët nga Tirana. Ata vepronin në rrethina, që nga Fushë- Kruja e deri në fshatin Domje ose në autostradë. Policia i ka ndaluar të katër personat dhe ka sekuestruar gjithashtu sasinë e lëndës narkotike që mendohet se është kanabis sattiva si dy vetura e disa telefona celularë.

Por spe vallë edhe në këtë rast kodi në gjuhën angleze?

Njerëz afër me “byronë” e kodimit të aksioneve policore thonë se kjo bëhet me qëllim që të jetë e lehtë për të raportuar para organizmave ndërkombëtarë që monitorojnë trafikun e drogës në rajon. Ndërsa një mendim tjetër është se Policia ka frikë nga dekonspirimi i kodeve nga vetë punonjësit e policisë. Por shumë nga policët nuk mund të prononcojnë mirë në gjuhën angleze dhe kështu mbetet i pazbuluar kodi.

/Veritas.com.a/