Mesohet se Rama i PS dhe Meta i LSI kanë zhvilluar sondazhet e tyre me institute të ndryshme private, por edhe PD ka zhvilluar sondazhin e saj.

Të gjitha sondazhet nga informacionet që u transmetuan në media sot,  kanë një të përbashkët: Uljen e mbështetjes për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, por gjithsesi ai i kryeson këto sondazhe. Një anë tjetër është rritja e abstenimit si dhe shfaqja e PDIU në sondazhe.

Sipas të dhenave nga sondazhet e vetë socialistëve, ata pretendojnë se janë kryesues me gati 33% të votave të ndjekur nga PD me 27% dhe LSI me 18%.

Por vetë demokratët kanë zhvilluar një sondazh të cilin e quajnë profesional, për mënyrën dhe formën që ka. Sondazhi i zhvilluar nga Partia Demokratike, kjo vlerëson LSI me 20%, PD me 32% dhe PS me 33%. Pra socialistët kanë vetëm 1 pikë përqindje avantazh dhe abstenimi është më i vogël. Por sondazhi i demokrateve ka lënë në minimum mbështetjen për qeverinë dhe reformat e saj.