Hillary Clinton dhe Donald Trump do të ngjiten në skenë në Las Vegas, pak orë më vonë, për debatin final në garën, që bëhet përditë më e hidhët, drejt Presidencës së shteteve të Bashkuara.

Sipas BBC, sondazhet e tregojnë zotin Trump se në fushën e betejës është duke humbur shtete kyç, për shkak të një mori akuzash për ngacmim seksual.

Po sipas BBC, zonja Clinton vazhdon të mbetet një figurë jo popullore para shumë votuesve amerikan dhe në krye të lajmeve për keqpërdorimin e emaileve të qeverisë amerikane.

Shumica eamerikanëve do të votojnë për presidentin e ri më datë 8 Nëntor, pas 20 ditësh.

Miliona votues pritet që të akordohen me debatin final në Universitetin e Nevadës, Las Vegas, debat që pak nga pak po afrohet, pra në ora 21.00  (01:00 GMT). Debati do të moderohet nga gazetari  Chris Wallace i Fox News.

Të dy kandidatët do të diskutojnë rreth gjashtë temave: Borxhi kombëtar, shëndeti dhe përfitimet sociale, emigracioni, ekonomia, Gjykata Supreme, pikat e nxehta në politikën e jashtme dhe përshtatshmëria e secilit për të qenë  president i Amerikës.

/ Veritas.com.al/