Ndërsa ishte njoftuar se gjykata e Katanjas do të thërrasë sot anëtarët e burgosur të bandës së Habilaj, sot sapo është njoftuara nga Vlora se është sekuestruar një pjesë e pasurisë së tyre.

Policia ka sekuestruar 6 prona të Habilaj në qytetin e Vlorës.

Pronat e sekuestruara janë: Njësi shërbimi 157 m2, njësi shërbimi 136 m2, apartamenti banimi në Vlorë në pronësi të Artan Habilaj, apartament banimi në Uji i Ftohtë, njësi shërbimi dhe banimi në Vlorë në pronësi të Artan Habilaj.

Media italiane ka njoftuar se më 31 tetor në Katanja nis gjyqi kundër bandës së kryesuar nga Moisi Habilaj.

Banda është arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni të koduar: “Rosa dei Venti”.

Anëtarët e bandës Habilaj, ndaj të cilëve nis gjykimi sot, janë: Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti.

Katër anëtarë të tjerë të bandës janë të shtetësisë italiane:

Vinsenzo  Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Bussaca, Antonio Riela.

Prej ditësh në Shqipëri Gjykata e Krimeve të Rënda po kryen hetime mbi veprimtarinë e bandës. Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është vënë nën hetim si anëtar i bandës. Kuvendi nuk lejoji heqjen e imunitetit të tij si deputet, por hetimet vazhdojnë edhe nën petkun e deputetit, ndaj tij.

Veritas.com.al/

VLORE HABILAJ2

VLORE HABILAJ3

VLORE HABILAJ4

VLORE HABILAJ5

(FOTO: Prona të Habilaj të sekuestruara në Vlorë)/