Sot jemi në ditën e shtatë të protestës popullore në Tiranë. Protesta nisi me pjesëmarrje shumë të gjerë nga mbarë vendi, ditën e shtunë, datë 18 shkurt; dhe tani është përqendruar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në hapësirën mes selisë së qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa kryesore, ndoshta e vetme, e protestës është “Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Për realizimin e kërkesës së protestuesve është caktuar objektivi: Dorëheqje e qeverisë dhe krijimi i një qeverie të vullnetit të mirë për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Protestuesit dhe liderët e saj kanë deklaruar se nuk do të kthehen deri në realizimin e objektivave të caktuar.

Protesta drejtohet nga Partia Demokratike në opozitë dhe aleatët e saj.

/Veritas.com.al/