Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se kjo është një ditë për të njohur studentët trima që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.

Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane:

“Ne i përgëzojmë të gjithë shqiptarët ndërsa ata festojnë # Ditën eNëKombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që çoi në rënien e komunizmit më 8 dhjetor 1990. Kjo është një ditë për të njohur studentët e guximshëm që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, dhe për të njohur progresin e bërë gjatë këtyre 30 viteve të fundit nga Shqipëria, tani një anëtare e plotë e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është gjithashtu një ditë për të siguruar që sakrificat e atyre studentëve të kujtohen dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë popullin shqiptar në këtë rrugëtim. #KrahPerKrah!”, shkruan Ambasada Amerikane.