Vitin e kaluar kulmi i acarit u arrit në gjysmën  prë të Janarit, ndërsa këtë vit, me sa duket, po mbërrijmë në pikë kulmore në gjysmën e dytë të Dhjetorit.

Ditë e  mërkurë, sot, do të jetë moti i kthjellët por shumë i ftohtë që mbizotëron të gjithë territorin shqiptar. Në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Sot shënohet temperatura më e ulët -11. Kjo mund të mos jetë për Tiranën, por edhe në Tiranë temperatura minimale do të jetë shumë e ulët.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në10 – 11°C.

Veritas.com.al/