Ditën e sotme do të zhvillohen tre ndeshjet e radhës ku ajo që bie në sy është sfida më e zjarrtë mes Italisë dhe Suedisë.

Italia do të kërkojë fitoren për të siguruar kualifikimin ndërsa Suedia do të mundohet për të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë.

Në ndeshjen tjetër Republika Çeke do të përballet me Kroacinë e cila ka grumbulluar 3 pikë dhe ndodhet në vendin e parë së bashku me Spanjën.

Dita e sotme do të mbyllet me ndeshjen Spanjë-Turqi, ku iberikët në rast fitoreje do të sigurojnë kualifikimin.

NDESHJET:

Itali- Suedi, ora 15:00

Ceki- Kroaci, Ora 18:00

Spanje- Turqi, ora 21:00