SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për ish ministrin Saimir Tahiri.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK.

Në datën 4 shkurt, Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm.

Gjykata nuk ndryshoi dënimin për ish-drejtorin e policisë së Vlorë, Jaeld Çela i dënuar po me 3 vite e 4 muaj burg.