Siç shkruan Veçernje Novosti e Serbisë, Madridi nuk heq dorë nga qëndrimi i saj se Kosova po ‘bllokon euro-integrimin’. Spanja ka deklaruar se mund të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në BE, por vetëm si rajon i Serbisë

Qëndrimi i Madridit, sipas “Novostit”, është se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm si një administratë e veçantë brenda Serbisë. Në këtë kuptim, spanjollët kanë vënë në drejtim të BE-së jo vetëm një vërejtje me shkrim, por shumë vërejtje të tjera.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle, raporton B92.

“Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së shpallur në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës bazohet në mbrojtjen e parimeve të integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit”, sipas Zyrës të Marrëdhënieve me Publikun e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Spanjës, transmeton Periskopi.

“Vecernje Novosti” gjithashtu deklaron se situata me Katalonjën ka forcuar përgjithmonë qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës.

Madridi nuk dëshiron të dëgjojë ndonjë precedent, sepse mund të përdoret, ndër të tjera, nga disa rajone të saj.

Veritas.com.al/