Spermidina është quajtur eliksiri i ri i jetës së gjatë: Kjo substancë gjendet në shumë ushqime, shumë prej të cilave edhe shumë të zakonshme

 

Spermidina është një aleat themelor për shëndetin e trupit, një lloj eliksiri i jetës së gjatë, por me një emër shumë të veçantë.

Spermidina është riemëruar në këtë mënyrë sepse është izoluar fillimisht në sperme, por në realitet ajo është lehtësisht e gjurmueshme në shumë ushqime. Spermidina është një përbërje organike që i takon klasës së poliamineve: prania e saj garanton një metabolizëm korrekt qelizor.Te hash ushqime që e përmbajnë atë lejon një veprim anti-moshe, duke luftuar efektin negativ të vënë në veprim nga plakja dhe duke lejuar qelizat të eliminojne toksinat e tepërta, si dhe të riciklojne komponentët celulare te dëmtuara.

Mike e gjumit,favorizon një ekuilibër te drejte midis zgjimit dhe gjumit, por edhe mund të veprojë pozitivisht kundrejt sëmundjeve të dëmshme duke parandaluar alergjite ushqimore, kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.Avantazhe të rëndësishme te arritshme në sajë të pranisë se spermidinës, që së bashku me polyaminet e tjera – nga emra pak ftues si Putrescina dhe spermina – lehtëson nje metabolizem korrekt të qelizave humane pra sintezën e proteinave.Per konfirmimin e rendesise se substances eshte kryer një studim, i botuar në American Journal of Clinical Nutrition, qe ka nënvizuar lidhjen reciproke midis perberesit dhe një rreziku më të ulët të vdekshmërisë. 829 pjesëmarrësit – të moshës 45-84 vjeç – kane mundur të përdorin tre lloje të ndryshme diete, me përqindje të ndryshme të spermidines. Studimi, i cili filloi në vitin 1995, përfundoi në vitin 2010 me kontrolle të mëvonshme, nga të cilat doli se një prezence masive e spermidines garanton një rrezik të vdekshmërisë te barabarte me një person gjashtë vjet më të ri.

Jo vetëm kjo, sepse një përqindje më e lartë e këtij përbërësi në qumështin e nënës do të zvogëlonte mundësinë për foshnjen të zhvillojë alergji. Prandaj nëna duhet të rrisë sasinë e ushqimeve të pasura me spermidinë, lehtësisht të gjetshme në djathrat e stazhionuar si per shembull parmigiano, gorgonzola, gouda, gruvier, brie, cheddar dhe manchego, por edhe te mishi si, pula, viçi, gjeldeti dhe derri. Përberja është e pranishme te salmoni, kërpudhat, dardhat, patatet, bizelet, brokoli i zier dhe lulelakra. Spermidina gjithashtu mund të merret edhe falë frutave të thata, në veçanti fistikët, bajamet dhe lajthite, farërat dhe produkte me baze sojen e fermentuar si miso dhe arrat.

Veritas.com.al/